• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SALI BERISHA/ Edi Rama, Nastradini i Samitit të OKB-së

admin by admin
14 October, 2015
in Politika
0
SALI BERISHA/ Edi Rama, Nastradini i Samitit të OKB-së
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dashur miq, Samiti i fillim vjeshtës i OKB është dhe Samiti më i rëndësishëm botëror i vitit. Aty, në sallat, anekset, baret, korridoret dhe pritjet e shumta mblidhen, takohen, flasin, diskutojnë për çështjet më të rëndësishme të kohës kryetarët e shteteve dhe të qeverive të mbi 190 vendeve të globit. Në tërësi, çështjet bilaterale dhe multilaterale, janë axhenda e këtyre takimeve. Natyrisht, të mëdhenjtë diskutojnë aty çështjet më të rëndësishme të planetit. Por, dhe të tjerët ndjekin axhendën e tyre. Kështu, për Shqipërinë tre janë çështjet më madhore për të cilat ajo duhej të lobonte në Samitin e Botës:
– hapja e negociatave me BE
– njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës.
– tërheqja e investimeve të huaja
Por në dy javë qëndrimi në SHBA, Edi Rama, përcolli si lajme të vetme në Shqipëri:
– fjalimet e tij për pikturën, si piktor i dështuar dhe, pluri i religjiozitetit të tij familjar;
– foton dhe shtrëngimin e duarve protokollare me Presidentin e SHBA në pritjen që ai jep çdo vit për të gjithë kryetarët e delegacioneve të vendeve anëtare të OKB (me ndonjë përjashtim tepër të rrallë) dhe
– një takim me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, për të cilin zyra e Ramës nuk tha dot asnjë fjalë për çështjet konkrete për të cilat u bisedua, dhe shqiptarët mësuan për çështjet e diskutuara në këtë takim nga zyra e kryeministrit grek.
– Në 15 ditë qëndrimi në metropolin e botës, Edi Rama, nuk zhvilloi dot asnjë takim apo bisedime bilaterale të shkurtra apo më të plota, për tri çështjet kryesore të Shqipërisë, me asnjërin prej:
– liderëve të tjerë ballkanik, europianë, aziatikë, afrikanë apo të Oqeanisë
– Ai nuk takoi dot asnjë prej drejtuesve të 38 agjencive të OKB apo liderëve të institucioneve ndërkombëtare.
– Gjatë qëndrimit 2 javor në Neë York, për herë të parë në histori, diaspora shqiptare, refuzoi të takohet me kryeministrin e Shqipërisë.
Ministri i tij i Jashtëm, Bushati, edhe ai këtë vit qëndroi thjesht si turist në Neë York, mbasi, në 21 ditë qëndrimi në Samitin e OKB-së, nuk ka njoftuar asnjë takim me ndonjërin prej 190 homologë të tij të pranishëm në Samit, përveçse me Ministrin e Jashtëm të Kubës, me të cilin duket se ka diskutuar, për të siguruar azil politik, për mikun e tij trafikant Genci Xhixha.
Kështu, Edi Rama, në rrafshin e takimeve bilaterale, ishte njeriu më i bojkotuar, më i braktisur i Samitit. Ai, ishte i izoluari i madh nga liderët e rajonit, të Europës, kontinenteve të tjera dhe, më e tmerrshmja, fundi i botës, dhe nga shqiptarët dhe, po kështu, ishte Ministri i tij i Jashtëm, Bushati.
Një braktisje të tillë, Kryetari i delegacionit shqiptar dhe Ministri i tij i jashtëm, në sesionin vjetor të OKB-së, nuk kanë provuar ndonjëherë, që nga kohërat më të zeza të diktaturës hoxhiste.
Pse ky refuzim, pse ky bojkot total ndaj kreut të ekzekutivit të një vendi anëtar të NATO-s, kontributori real në paqen dhe stabilitetin e rajonit, vendi që ka dhe statusin e kandidatit për anëtar të BE-së?.
Pse ndodhi që në dy javë qëndrimi në Samitin e Botës, gëzimin e vetëm që ju përcolli shqiptarëve ishte lajmi se Presidenti Obama, që kishte thirrur dhe kryesonte Samitin kundër terrorizmit, “i dha vet fjalën Edi Ramës”, a thua se liderëve të tjerë që folën në atë Samit nuk ju a dha fjalën Presidenti Obama, por sekretarja e tij?
Arsyet më kryesore të këtij bojkoti total të Ramës në Neë York qëndrojnë, para së gjithash, në:
– Mashtrimin e madh
– Edi Rama ishte i vetmi kryetar delegacioni nga 190 homologët e tij, që shkoi në OKB, në Samitin e saj, si mashtruesi më i madh i komunitetit ndërkombëtar në botë. Rama, shkoi në selinë e OKB, si të thuash, si në vendin e krimit apo në vendin e Mashtrimit të tij botëror;
– Dy vjet më parë, me premtimin që i bëri OKB-se dhe administratës së SHBA-së, por edhe Rusisë, për pranimin dhe shkatërrimin e të gjitha stoqeve kimike të Sirisë në Shqipëri, Edi Rama u bë padyshim “Star-i” i Samitit të OKB, ai u ngjit në Zenit, u shndërrua në një ndër aktorët kryesorë më të rëndësishëm të zgjidhjes së krizës më të madhe, më të rrezikshme që përjetonte bota – krizës siriane. Nga Neë Yorku, ai u kthye si triumfator, i bindur tashmë se telefoni i tij do ta lidhte atë vetëm me Obamën, Putinin dhe ndonjëherë për egzotizëm edhe me Asadin;
– Edi Rama, për tre muaj me radhë, në një akt të pashembullt në historinë e marrëdhënieve bilaterale të SHBA-së me një vend tjetër, mik apo jo mik qoftë ai, dhe OKB-së me një anëtar të saj, vazhdoi të mashtrojë çdo ditë madje dhe dy herë në ditë se, ai, do të pranonte shkatërrimin e të gjitha armëve kimike siriane në Shqipëri.
– Kjo bëri që, të gjitha qeveritë e tjera që kishin premtuar të pranonin sasi të caktuara të armëve kimike për shkatërrim në vendet e tyre, të tërhiqen, për shkak të zotimit të Shqipërisë. Mbi këtë bazë, OKB, SHBA dhe të mëdhenjtë e tjerë të botës, bënë të gjitha planet, përgatitën të gjitha kontingjentet, bënë gati të gjitha impiantet, morën të gjitha vendimet për fillimin e transportit dhe të shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Por në ditën e fundit, ditën që operacioni do të fillonte, Edi Rama do të faktohej mashtruesi më i madh ndërkombëtar, të paktën i dy dekadave të fundit, por mundet edhe i pas Luftës së Dytë Botërore. Pas tre muajve zotimi të përditshëm, ai do të tregonte veten cullak, se nuk ishte lider por ishte thjeshtë një falsitet, një mbret pa të mbathura. Ai do të refuzonte të pranonte armët kimike, siç kishte premtuar, duke përmbysur kështu projektin më të rëndësishëm të diplomacisë botërore për zgjidhjen e krizës më të rrezikshme të kohës. Pas këtij mashtrimi të madh, Rama detyroi, në këtë mënyrë, partnerin tonë strategjik kryesor, SHBA-në dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të rifillojnë çdo gjë nga fillimi për zgjidhjen e krizës së armëve kimike siriane.
– Prandaj dhe kësaj radhe, dy vjet pas kësaj historie të turpshme e të pashembullt në analet e politikës dhe diplomacisë botërore, para Edi Ramës në OKB, në Neë York, do të arrinte Mashtrimi i tij i madh, i pa shembullt, që kishte fizionominë e tij të plotë i gjatë 2 metra, që nuk t’i ndahej për asnjë moment. Ai do ta ndiqte Ramën në mënyrë të pamëshirë ashtu siç e ndjek hija njeriun, jo vetëm zgjuar por edhe netëve në gjumë. Rama gjente Mashtrimin në çdo tryezë që ulej, në çdo foltore ku fliste, në çdo klub, kafene, apo tualet ku futej. Mashtrimi nuk i ndahej atij burrit, dy meterlik, por e shoqëronte në çdo pritje, skaj, qoshe të ndërtesës së xhamtë madje edhe jashtë në qytet. Aty muret kanë memorie, ato të ftohta e pa ndjenja siç janë, përcillnin me vështrim të vëngër Ramën apo e tregonin me gisht kudo që kalonte, njëlloj si dhe punonjësit e panumërt të Selisë së OKB. Liderët e rajonit të Europës, dhe botës në dhjetëra raste i refuzuan me përçmim takimet e kërkuara, madje “liderit botëror” i kursyen qëllimisht përshëndetjet, bënin sikur nuk e vinin re kur kalonte pranë tyre. Ata kishin bezdi të flisnin, të përshëndetnin Ramën dhe, kurrsesi, nuk mund të njoftonin publikun e tyre për takimin me të, mbasi ishte njëlloj sikur të njoftonin se u takuan me Nastradinin apo Frankeshtajnin.
– Edi Ramën, në dy javë qëndrimi në Neë York, nuk e priti, nuk e takoi njeri sepse sot, në krizën e refugjatëve, largimin nga vatrat e tyre për shkak të qeverive te këqija të miliona njerëzve fatkeq, vendi i tij Shqipëria renditet në kërkesat për azil politik në Europë krahas Sirisë, e cila është prej katër vitesh në luftë të egër civile. Pra, portreti i tij, në çdo takim për krizën botërore të refugjatëve, nxinte, dublohej më atë të Assadit.
– Madje, një mik i imi do të më shkruante se, edhe në momentin kur Shakira këndonte Imaxhin të John Lenon, krahas pamjeve trishtuese, të mjera të fëmijëve, grave të uritura, të sëmurë, të plagosur që largoheshin nga vendi i tyre, në klipin e saj dilnin në sfond hijet e zeza të Asadit, por edhe të Ramës, qe me politikat e tyre çnjerëzore largojnë qytetarët e vet nga vatrat familjare.
– Edi Ramën nuk e takoi njeri në Samitin botëror në OKB sepse, në Bruksel në Ëashington, ai është bërë i njohur dhe famëzi edhe për lidhjet e tij dhe të ministrave të tij me krimin. Kështu që, para tij, në Forumin botëror, kishin udhëtuar lidhjet e tij me krimin dhe kishin udhëtuar si badigardë të tij madje si bashkëpunëtorë, Mark dhe Arben Frrokët, Kostandinët dhe çunat e “Hakmarrjes për Drejtësi” etj., etj.
Deklaratat e Qeverisë Amerikane për praninë e kriminelëve në parlament, ndikimin e tyre në qeveri, i lexon dhe i dëgjon mbarë bota.
Këto ishin dhe arsyet se, pse ai, në dy javë qëndrimi në Neë York, bëri zero lobime për njohjen e Pavarësisë së Kosovës apo tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri. Në fakt, po të bënte, vetëm do të dëmtonte.
– Edi Rama, nuk u takua dot me asnjë lider të BE-së, ai nuk u ftua në asnjë aktivitet të tyre dhe bëri zero lobim për hapjen e negociatave të anëtarësimit sepse, ai, sikur të ishte nxënës i Putinit apo Asadit, ka zëvendësuar plotësimin e kritereve të Kopenhagen-it në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE me gjuhën e kërcënimeve, shantazheve, vlerësimeve të ulëta e bajate për BE-në, të cilat nuk i bën asnjë lider tjetër në Europë, asnjë lider tjetër i ndonjë vendi të lire, një gjuhë që është më së paku, antiglobaliste për të mos thënë gjuhë e vjetër e etërve të tij ndaj BE-së.
– Edi Rama në Neë York, shkoi pas një dështimi të tij të plotë personal dhe mjerisht edhe të Shqipërisë në Samitin e Vjenës. Kjo fund e krye për faj të tij. Ai shkoi në Samitin e Vjenës, si kryetar i një qeverie me probleme të mëdha në qeverisje. Problematikën e madhe të vendit të tij korrupsionin galopant, krimin e organizuar të lidhur direkt me të, papunësinë dhe eksodin masiv, Edi Rama mendoi se mund t’i mbulojë me retorikën e kërcënimeve, këshillave bajate, prognozave antiglobaliste për BE-së. Prandaj dhe ishte i vetmi lider në atë Samit që, sipas një regjie “spontane” por jo dhe aq, u tall botërisht nga kolegët e tij, kur njëri i thoshte se “Rama është lider botëror”, ndërsa tjetri ia priste se “Rama i paska zgjidhur problemet, sepse vendi im ka shumë punë për të bërë, për të luftuar papunësinë, etj., etj.”, dhe një i tretë do t’i thoshte se “BE nuk është një Bankomat”
Por, dua të theksoj se, në rast se në Vjenë, Rama dhe Shqipëria dështuan sepse nuk u përfillën asnjëri nga projektet e tyre që u paraqitën, ajo nuk është e vërtetë për shqiptarët në tërësi, sepse fatmirësisht nuk dështoi Kosova. Në Samitin e Vjenës, Kosova fitoi pesë projekte, nga të cilat, të paktën tre projekte të rëndësishme në infrastrukturë, autostrada dhe hekurudhe, lidhje me Serbinë, Maqedoninë. Kurse Shqipëria fitoi retorikën bajate, antiglobaliste të Ramës dhe asnjë projekt sepse lideri i saj “botëror” nuk kishte shkuar aty për problemet, hallet e Shqipërisë por për të bërë kërcënime, prognoza ogurzeza, paralajmërime idioteske për BE dhe të ardhmen e tij.
Diaspora shqiptare, asnjëra prej organizatave të saj serioze, për herë të parë në histori, nuk e priti Kryetarin e Delegacionit të Shqipërisë dhe kjo vetëm e vetëm se Rama ju ktheu atyre kohërat kur ato turpëroheshin me kryetarët e delegacionit shqiptar në OKB, madje, mjerisht disa prej tyre dhe me vet Shqipërinë. Për të mbuluar këtë braktisje të madhe, edhe nga shqiptarët, Rama, përhapi me Fugën e tij, se ai po përgatit të mbaj një Samit për Diasporën, duke faktuar kështu se nuk ka haber se çfarë është samiti dhe çfarë është Diaspora.
Si përfundim, në dy vjetorin e ardhjes së tij aksidentale me megamashtrime në pushtet, Edi Rama është sot i braktisuri i madh, por fatkeqësisht, pasojat e kësaj braktisjeje i paguan Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë, ndërsa ai, i papërmbajtur, vazhdon të shtojë pasuritë e tij.
capturesbokb

Previous Post

Hapet fushata për zgjedhje në Forumin Rinor të Partisë Demokratike

Next Post

Ja cilat janë vendet që i paguajnë më shumë azilkërkuesit

admin

admin

Next Post
Ja cilat janë vendet që i paguajnë më shumë azilkërkuesit

Ja cilat janë vendet që i paguajnë më shumë azilkërkuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.