Qeveria shqiptare në mbledhjen e sotme vendosi që Fadil Nasufi emërohet prefekt i Qarkut të Beratit dhe Z. Flamur Bime emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
Fadil Nasufi ishte kreu i Bashkisë së Beratit para zgjedhjeve të 21 qershorit dhe vjen në këtë detyrë të re, menjëherë pas futjes së qytetit të Beratit, në listën e qyteteve “të përmbytshme”. Shembulli më i mirë, është pedonalja e re, e cila, sikurse edhe ironizonin në rrjetet social, “nuk pikon ujë”, që do të thotë, që përmbytet.
Edhe Flamur Bime, vjen në këtë detyrë, si ish-kryebashkiak i Gjirokastrës. Me sa duket misioni i tij, do të jetë “mbajtja nën kontroll” e kryebashkiakes së LSI-së, Zamira Rami, me të cilën, bëri një rokadë postesh.












