Është arrestuar në flagrancë shtetësia Mimoza Dajlani 43 vjeçe (fallxhore), banuese në Krujë. Pasi i ka vjedhur më anë të mashtrimit banesën shtetase me inicialet H.G 60 vjeç, banuese në Shijak. Dajlani ka vjedhur rreth 80 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Mashtrimi”parashikuar në nenin 143 të Kodit Penal.












