Prokuroria shqiptare ka zbardhur skemën e mashtrimit, nëpërmjet transaksioneve të dyshimta të shtetasit italian Stefano Bottura, i arrestuar mëngjesin e sotëm.
Prokuroria bën të ditur se, gjatë paradites, ishte njoftuar nga ana e Policisë lidhur me ndalimin e këtij shtetasi.
Sipas prokurorisë, “Banka ‘XXXX’ ka identifikuar një rast mashtrimi kompjuterik, i cili ka krijuar një dëm të konsiderueshëm financiar në këtë bankë. Dyqani me emërtimin ‘Evolveo’ i regjistruar në QKR si HRS Group, në datat 03 – 06 Tetor 2015, ka kryer transaksione në vlerën 73,605,000 lekë. Këto transaksione janë kryer në aparatin POS të po kësaj banke dhe janë kryer me 6 karta të ndryshme, të cilat janë lëshuar nga banka të ndryshme në shtete të ndryshme”.
Më pas, prokuroria sqaron edhe fazën tjetër të mashtrimit.
“Pasi ka kryer transaksionet, nëpërmjet një opsioni në POS, i cili quhet ‘Refund Option’ ai ka kthyer në të njëjtat karta shuma më të mëdha se ato që ai ka procesuar në blerje fillimisht. Totali i transaksioneve të kryera me opsionin refound është 91,760,000 lekë. Shuma e cila i merret bankës ‘xxxxx’ është 18,155,000 lekë. Ky lloj opsioni pavarësisht se debiton llogarinë e biznesit të tij, i cili është lidhur me POS, fondet i ka transferuar në llogaritë e kartave pra ato mund të merren me kartë, mund të transferohen nga llogaria e klientit ose të tërhiqen fizikisht”, sqaron prokuroria.
Ka qenë banka e dëmtuar, e cila fillimisht, pasi ka konstatuar mashtrimin, ka tentuar të marrë shpjegime nga biznesi në fjalë, por pas konstatimit të mos-ekzistencës fizike të këtij biznesi, ka bërë denoncimin.
“Aktualisht banka ‘xxxxx’ ka bllokuar më datë 06. 10. 2015 llogaritë e klientit HRS Group dhe duke ç’aktivizuar aparatin POS. Nëpërmjet postës elektronike (e-mail) banka i ka kërkuar biznesit që të dërgonte informacion lidhur me këto veprime si dhe dokumentacionin përkatës në lidhje më transaksionet. Përgjigja e biznesit HRS Group nga posta e tyre elektronike HRS.group@hotmail.com ka qenë në anglisht dhe e pakuptueshme nga punonjësit e bankës. Gjatë vajtjes në ambientet e biznesit punonjësit e bankës kanë konstatuar se ai ishte i mbyllur. Shtetasi Stefano Bodurra është përfaqësuesi ligjor i HRS-Group dhe dyshohet se është personi përgjegjës për kryerjen e këtyre transaksioneve te paligjshme”, sqaron organi i akuzës.
Urdhër Ndalimi (Stefano Bottura)
U R D H Ë R O J:
1. Ndalimin e menjëhershëm të shtetasit Stefano Bottura
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Tiranë, arrestohet italiani i kërkuar, për tre ditë transferoi 1 miliard lek
/web/Tirane_arrestohet_italiani_i_kerkuar_per_tre_dite_transferoi_1_miliard_lek_8383_1.php











