Një lagje në Berat është izoluar si rezultat i shkatërrimit të rrugës prej vërshimit të përroit. Janë rreth 50 familje në lagjen ‘ 10 korriku’ jo shumë larg nga qendra e Beratit të cilat kanë ngelur të izoluara nga prishja e rrugës. Reshjet e ditëve të fundit mbuluan rrugët me baltë dhe gurë, ndërkohë që banorët ankohen se në këtë zonë nuk është investuar prej 25 vitesh.
Vërshimi i përroit ka shkatërruar tërësisht rrugën, ndërkohë që ujërat e zeza kanë vërshuar nëpër lagje si pasojë e bllokimit të kanalizimeve.
Nga vërshimi i ujërave dolën në sipërfaqe sasi të mëdha dherash dhe gurësh, ndërkohë që familjet që jetojnë në lagjen 10 korriku i druhen rasteve të emergjencës, pasi në rrugët e dëmtuara nuk kalojnë dot mjetet.












