Ndërsa po këmbenin 1 kile heroinë në një qendër tregtare në Tiranë, policia ka mundur të arrestoje 4 persona ndërsa 3 të tjerë kanë shpëtuar duke u larguar me shpejtësi.
Seksioni per Narkotiket ne Drejtoria e Policise Qarkut Tirane, ne kuader te nje operacioni te mireorganizuar, kane berë te mundur kapjen dhe sekuestrimin e 1 kg lende narkotike e dyshuar “heroine”. Aksioni i krye në momentin që po këmbehej droga me paratë.
Personat e tjerë pritet të identifikohen nga policia dhe të shpallen në kërkim.












