Deputetët Mark Frroku dhe Tom Doshi, janë gjendur sot, të dy, në të njëjtën kohë në Gjykatën e Lartë. Ndërsa Frroku, kërkon lirinë nga masa e sigurisë “arrest në burg”, Doshi, ndodhej në gjykatë për gjyqin me Spartak Brahon, për shpifje.
Të gjendur në të njëjtën kohë, ata nuk kanë shmangur përballjen me njëri-tjetrin, por jo vetëm kaq.
Dy deputetë kanë shkëmbyer edhe përshëndetje midis tyre në hyrje të gjykatës, ndërsa njëri dilte dhe tjetri hynte.












