Shembet nga shirat banesa e familjes Abrashi e cila ndodhej pranë lumit Vërdovë në rrethin e Pogradecit. Brenda viti, kjo është tragjedia e dytë për këtë familje, e shkaktuar nga përmbytjet.
Një vit më parë në familjen Abrashi me banesë buzë lumit, lumi shembi murin rrethues dhe rrëmbeu kryefamiljaren M. Abrashi 38 vjeç që ndodhej në bahçe, trupi i së cilës u gjet dhjetëra orë më vonë në të dalë të fshatit.
Por me nisjen e shirave të vjeshtës, familja Abrashi tronditet sërish. Lumi i Vërdovës del nga shtrati dhe jo vetëm rishemb murin rrethues të shtëpisë por rrëzon muret e banesës duke rrezikuar jetët e familjarëve që ndodheshin aty.
Ndërkaq lumi ka shkaktuar dëme të mëdha dhe në biznese e hyrjet e kateve të para të pallateve në Pogradec.












