Deputeti i PD-së Edi Paloka ka qenë në stadiumin e Jerevanint ku ka përjetuar nga afër emocionet e kualifikimit të Shqipërisë për në Francë.
I ngacmuar edhe nga gazetari i TVSH-së, Edi Paloka megjithëse nuk ka dashur të bëjë deklarata politike, nuk ka mbetur pa lëshuar disa batuta.
“Kjo Kombëtare është më e mirë se qeveria. Shyqyr që në stadium isha unë, dhe nuk ishte ndonjë Edi (Rama) tjetër”, u shpreh Paloka.












