Sadiku vulos në minutën e 76. Shqipëria kryeson me rezultatin 0 – 3 në Jerevan, përballë Armenisë. Një rezultat ky, që për 14 minutat e mbetura, faktikisht Shqipëria është një finaliste e Europianit “Francë 2016”.
Ka qenë një aksion i ekipit tonë në anën e djathtë të sulmit, midis disa kombinimeve, Sadiku, përballë portierit armen, nuk e kishte të vështirë të shënonte golin e 3.











