Zyra Qendrore Interpol Tirana, kreu ekstradimin nga Frankfurt/Gjermani drejt vendit tonë të shtetasit 40-vjeçar, Gëzim Sina, banues në Elbasan.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan , me vendimin Nr. 140, datë 07. 04. 2008, ka dënuar me 11 vjet burg këtë person, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 79/dh, 22 dhe 278/2 i Kodit Penal.
Ngajrja për të cilën është dënuar Sina,ka ndodhur në 28 mars 2007. Gezim Sina duke shërbyer në lokalin e marr me qera ne fshatin Mjekes/Elbasan është konfliktur me shtetasin T. K., D. XH. dhe P. XH., duke i qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, duke i plagosur ata.












