Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur në Pogradec afër mesnatës. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gështenjas ku një makinë audi e drejtuar nga 28 vjecari Arjan Cela la një cift të moshuarish të vdekur në vend.
Viktimat Feride dhe Neki Rexhollari , përkatësisht 73 dhe 80 vjec ishin duke ecur në këmbë anash rugës kur makina i ka goditur për vdekje.
Drejtuesi i mjetit është Arjan Cela 28 vjec është shoqëruar në polici.












