Një nga momentet më të rralla në parlament ishte sot në mesditë kur ish-kryeministri Berisha i zuri podiumin Kryeministrit Rama. Debati mjaft i tensionuar për marrëveshjen e qeverisë me CEZ para një viti u zbut në Parlament edhe pse dy figurat e rëndësishme të politikës shqiptare po replikonin njëri me tjetrin.












