Ka qenë “origjinal” në propozimin e tij kryeministri Edi Rama i cili në debatin për CEZ ka mbështetur një “hetim ndërkombëtar” ndaj CEZ.
Këtu qëndron edhe “origjinaliteti” i Edi Ramës.
Sipas tij, “për një vend që aspiron për të hyrë në BE, në prag të statusit si vend kandidat, është e rëndë që të mos ketë asetet për ta hetuar vetë këtë çështje. Ligji parashikon asistencën ndërkombëtare të hetimit të veçantë, por gjithmonë në porositë, kontrollit dhe drejtimit nga Prokuroria e Përgjithshme. Dakord për hetim ndërkombëtar, por të kontrolluar nga Prokuroria e Përgjithshme”, ka deklaruar Edi Rama.











