Është arrestuar në flagrancë 23 vjeçari Paris Kurti nga Lushnja, i cili u kap me një sasi lënde narkotike heroinë prej 16 dozash, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sektori për narkotikët dhe trafiqet në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Fast” ku u arrestua 23 vjeçari, banues në lagjen “Gafurr Muço”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë shkallës parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndës narkotike”.












