Policia e Tiranës deklaron se është identifikuar autori i goditjes me gurë të autobusit të Kombëtares serbe.
Ai është 14 vjeçari me inicialet M. Q dhe është shpallur në kërkim.
Incidenti ndodhi pasditen e djeshme në momentin kur autobusi I kombëtares serbe po transportonte ekipin nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotelit ku do të akomodohesin.
“Në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vëne re se nga krahu i drejtuesit te autobusit kishte një plasaritje, e cila dyshohet se mund të jetë gjuajtur në një distancë të largët me gurë”, deklaroi policia.












