Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën për limimin e deputetit Armando Prenga.
Deputeti kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë. Ai akuzohet për “plagosje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Në përfundim të seancës së sotme avokatët e Prengës bënë të ditur se kanë ndryshuan rrethanat dhe se plagosjet të janë lehta. Nën këtë argumentim ata edhe kishin kërkuar një masë më të lehtë sigurie për klientin e tyre.
Gjithashtu, avokatët bënë të ditur se klienti i tyre Armando Prenga ka kërkuar që edhe asnjë prej personave të familjes Cani të mos qëndrojë në burg.
Armando Prenga u arrestua pas konfliktit deri në plagosje, ndaj pjesëtarëve të familjes Cani, për shkak të Lagunës së Patokut.












