Në kuadrin e masave për mbarëvajtjen dhe sigurinë në ndeshjen e nesërme të futbollit, midis Shqipërisë dhe Serbisë, sot ka nisur patrullimi nga ajri në të gjithë qytetin e Elbasanit.
Më shumë ky patrullim është përqendruar përreth stadiumit “Elbasan Arena” ku do të zhvillohet edhe ndeshja e nesërme.
Patrullimi, konsiston me kontrollin e gjithë zonës në Elbasan Arena dhe rrugës Tiranë – Elbasan.
Sipas burimeve nga policia ky patrullim do të vijojë deri në përfundim të ndeshjes dhe largimin e ekipeve pjesëmarrëse.











