Gjermania ka publikuar të dhënat e azilkërkuesve, për muajin shtator. Sipas këtyre të dhënave,mësohet se ka pasur 6741 kërkesa nga Shqipëria për muajin shtatorin. Këto shifra bëjnë që Shqipëria të jetë ende në vendin e dytë pas Sirisë, për sa i përket numrit të azilkërkuesve në Gjermani.
Kjo shifër, është më e vogël se numri i azilkërkuesve shqiptarë, për muajin gusht, numër i cili tregonte për 8306 shqiptarë.












