Sekuestrohen 1800 paketa cigaresh pa pullë fiskale të cilat tregtoheshin në ‘Qytete Studenti’ në Tiranë. Nga ky operacion është arrestuar në flagrancë 53-vjeçarin Agim Smajlaj, banues në Durrës.
Policia e Tiranës gjatë operacionit policor të koduar “Trokadero”, ka sekustruar një sasi prej 1000 paketash të markës “United” dhe një sasi prej 800 paketash të markës “Trokadero” pa pullë fiskale.
Sasia e paketave të cigareve u kap në mjetin tip “Toyota” Rav4, me targa AA962BS, i cili drejtohej nga shtetasi Agim Smajlaj
Sipas bluve, sasia e cigareve pa pullë fiskale dhe të dyshuara me origjinë kontrabandë, do të tregtoheshin tek tregu në “Qytet Studenti”.











