Gjykata ka lënë sot nën masën e sigurisë “arrest në burg” dy të dyshuarit për atentatin e disa ditëve më parë, pranë Urgjencës së Tiranës.
Dy të akuzuarit Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo, janë paraqitur të veçuar në seancën për njohjen me masën e sigurisë.
Mësohet se Sael Sulaj,ka pranuar autorësinë e krimit të trefishtë, duke i qëndruar edhe pohimeve që ka bërë në polic, se objekt kishte qenë Elvis Gaçaj, për shkak të poshtërimeve dhe dhunës fizike që ai ushtronte ndaj dy të dyshuarve si atentatorë.












