• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EDITORIAL/ Shtet i fshehur në shkurre!

admin by admin
5 October, 2015
in Politika
0
EDITORIAL/ Shtet i fshehur në shkurre!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Imazhi i policit rrugor që rri i fshehur ndanë rrugës, për t’u shfaqur befas krenar se zuri prenë që do ta gjobisë rëndë, se ka shkelur rregullat e qarkullimit, duket më se i përshtatshëm për të përshkuar shtetin e sotëm të shqiptarëve. Polici, edhe mund të falë kundërvajtësin, por këtë kënaqësi e ka vetëm ai, sepse është ai që ka në dorë edhe ligjin e mund ta vërtisë si të dojë.
Edhe pse ka shumë arsye përse dikush shkel rregullat, çdo njëra prej tyre është e ndëshkueshme, por çfarëdo qoftë shkaku nuk është kjo mënyra që zgjidh kundërvajtjen. Sepse ndryshe nuk ka si shpjegohet që, edhe pse në Shqipëri shikon më shumë policë në rrugë se në çdo vend të botës, ku mund të përshkosh qindra kilometra e nuk të kap asnjë prej tyre, sërish në vendin tonë, niveli i aksidenteve dhe shkeljes së rregullave është i lartë. Kjo ndodh pse polici rri i fshehur në ferra. Ai nuk është në rrugë për të parandaluar shkeljet apo aksidentin, por për t’u shfaqur pasi ajo ka ndodhur, se kështu ai mund të gjobisë e të mbushë arkën e shtetit sipas urdhrave të eprorëve të tij apo se kështu mund të ketë mundësi të negociojë gjobën e të fitojë ryshfet.
Me të njëjtat akte e të njëjtat personazhe, veçse me kostume e skena të ndryshme, shfaqet për ditë shteti ynë. Ja shikoni se çfarë po ndodh me aksionin e anti-informalitet. Administrata tatimore sot ka një personel prej 1200 vetash, pa përfshirë 400 tatimorët që u punësuan me kontratë të përkohshme. Në të gjithë territorin e vendit ushtrojnë aktivitetin rreth 140 mijë biznese (rreth 30 mijë janë shtuar vetëm këtë vit). Burime për “Monitor” nga ekipet e kontrollit në terren thonë se një punonjës mund të kontrollojë deri në 20 biznese në ditë. Me llogari të thjeshtë do të mjaftonin vetëm 6 ditë për secilin punonjës për të kontrolluar të gjitha bizneset në të gjithë Shqipërinë. Nëse do të konsiderohej se 43 % e bizneseve janë përqendruar në Tiranë (sipas INSTAT), atëherë verifikimi bëhet edhe më i thjeshtë dhe më i shpeshtë. Atëherë po pjesën tjetër të vitit çfarë bëhet.
Por shteti nuk është aty. Ai kujtohet vetëm ndonjëherë për dy arsye, ose të gjobisë rëndë se ka arkën bosh ose të marrë ryshfet për të lehtësuar penalitetin e “viktimës”. Po ashtu siç edhe me udhëtimin në rrugë, nuk është polici dhe as tabela ata që ulin aksidentet apo kundërvajtjet, por elementet e sigurisë, rruga me standarde, shenjat paralajmëruese dhe sigurisht, mund të rrijë edhe polici, por për të paralajmëruar me kujdes.
Mirëpo, edhe pse e dinë mirë, kjo nuk po ndodh me aksionin anti-informalitet. Gjobëvënia është kthyer në misionin e këtij aksioni. Ndërkohë, presioni i taksave të larta, korrupsioni, dhe mungesa e likuiditetit, sikundër vërejti raporti i fundit i forumit ekonomik, po e ndryshon biznesin, duke i krijuar barriera të forta. Nga ana tjetër, drejtësia është e vështirë të vihet. Sot, gjykata administrative ka një staf vetëm prej 12 vetash, ndërsa volumi i dosjeve që fle është me herë më i lartë. Shefi i FMN-së pohoi së fundmi se ka prova se kontrabanda dhe evazioni ndikojnë veçanërisht në të ardhurat nga TVSH-ja dhe akcizat.
Mirëpo gjithë ky presion i shtuar, që rrjedh nga një ekonomi që s’po ecën me ritmin e duhur, mbytës nga gjobat e rënda dhe korrupsioni i frikshëm, diku do të shfryjë. Në mos në refuzim do të sjellë edhe më shumë informalitet. Biznesi e ka paralajmëruar këtë tashmë. Ndaj shteti, në fillim të dalë nga ferrat buzë rrugës dhe të ndihmojë njerëzit e tij.

(Monitor)

Previous Post

Varfëria, shqiptarët konsumojnë më pak për ushqime

Next Post

Ilir Meta mbledh kryesinë pak orë pas deklaratës se Ramës, diskutime për qeverinë dhe qeverisjen

admin

admin

Next Post
Ilir Meta mbledh kryesinë pak orë pas deklaratës se Ramës, diskutime për qeverinë dhe qeverisjen

Ilir Meta mbledh kryesinë pak orë pas deklaratës se Ramës, diskutime për qeverinë dhe qeverisjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.