Ruzhdi Aishta
Burime të Policisë, bënë të ditur se në operacionin për arrestimin apo asgjësimin e Ruzhdi Aishtas, u angazhuan 250 forca policore, 15 automjete ndër ato 5 të blinduara.
Gjithashtu, mësohet se gjatë operacionit u përdorën qeni i gjurmues, mburoja kolektive anti-plumb dhe kamera me fibër optike.
Në krye të operacionit ishin krerët e policisë së shtetit Haki Çako, Ardian Çipa, Altin Qato, Niko Brahimaj si edhe Arben Dashi.











