Shoqata e Avokatëve Penaliste në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, kundërshtuan vendimin e Ministrisë së Financave që detyron avokatët të pajisen me kasa fiskale.
Në një takim të zhvilluar paraditen e së shtunës, avokatët kundërshtuan pajisjen me kasa. Sipas tyre profesioni i avokatit bën pjesë te profesionet e lira dhe sipas ligjit për ta parashikohet vetëm pagimi i TVSH-së, jo deklarimi i xhiros me kasë fiskale.
Shoqata e avokatëve penaliste paralajmëroi bojkot të të gjitha proceseve gjyqësore në Shqipëri dhe protesta para Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim – Taksave.












