Amarilda Leka nga Tirana është vënë në pranga e policisë mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet për marrje ryshfeti. Sipas policisë së Tiranës, shtetasja 29 vjeçare ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, duke ua marrë ato të afërme të të burgosurve.
Leka u merrte atyre para duke pretenduar se do të kishte ndikim tek funksionarët e drejtësisë.
Materialet e 29 vjeçares i kanë kaluar Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.











