Policia e Tiranes, ka vendosur ne dispozicion shumen prej 10 mije Euro per personat qe japin informacion per autorët e ngjarjes se mbremshme ne zonen e “1 Majit”, afër urgjencës së Tiranës, ku mbetën të vrarë dy të rinj ndërsa një tjetër i plagos rëndë.
Policia njofton se numri i kontaktit per cdo infirmacion eshte 069 41 15 502. Ndërkohë që jep garanci për ruajtjen e sekretit dhe të dhënave të personave që japin informacion.











