Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve Erjon Veliaj ka përuruar çerdhen nr 14 në kryeqytet. Gjatë sëcilës ndau dhe disa momente me gjyshrit dhe fëmijët.
“Jam shumë i lumtur që në Ditën e të Moshuarve, përurojmë këtë çerdhe , sepse besoj nuk ka dhuratë më të mirë për gjyshrit se sa kur shikojnë nipat dhe mbesat e tyre kur trajtohen me dashuri”, është shprehur Veliaj
Ditën e sotme bashkia ka siguruar transport falas për pensionistët në të gjitha linjat publike. Ndërkaq disa lokale i janë përgjigjur nismës apelit të bashkisë për të shërbyer kafe falas të moshuarve gjatë orëve të mëngjesit .












