• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDALI CEZ/ Zbulohen e-mailet Ismailaj-Hejsek, si u organizua mashtrimi 5 milionë euro

admin by admin
30 September, 2015
in Kronika
0
SKANDALI CEZ/ Zbulohen e-mailet Ismailaj-Hejsek, si u organizua mashtrimi 5 milionë euro
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në përfundim të hetimeve për çështjen “DIA-CEZ”, dalin detaje që përfshijnë në skemën e mashtrimit ish-drejtorin e CEZ-Shqipëri, Josef Hejsek, por edhe personazhe të tjerë që kanë ndihmuar Kastriot Ismailajn në krijimin e skemës së mashtrimit me mbledhjen e borxheve të CEZ.

Një hetim i nisur në shkurt të viti të shkuar për skandalin “DIA-CEZ” ka zbuluar një sërë personazhesh të përfshirë në skemën e krijuar nga Kastriot Ismailaj dhe Josef Hejsek, ish-drejtori i CEZ-Shqipëri. Marrëveshja mes kompanisë“Debt International Advisory” Ltd-Dega Shqipëri (DIA) dhe CEZ-Shpërndarja është lidhur më 1 gusht të vitit 2009 dhe në objekt të saj ka mbledhjen e borxheve për llogari të CEZ-it duke përdorur të gjitha mjetet juridike të përshtatshme.
Kjo marrëveshje sipas prokurorisë është firmosur nga shtetasi Kastriot Ismailaj, në cilësinë e përfaqësuesit “DIA” dhe shtetasi Josef Hejsek, me detyrë kryetar i Bordit Drejtues, e shtetasi Jan Ivan, me detyrë anëtar i Bordit Drejtues të OSSH-së, që më pas u shndërrua në CEZ- Shpërndarja.
Por kjo marrëveshje nuk është miratuar nga bordi drejtues i shoqërisë, çka çoi në nënshkrimin e një marrëveshjeje të dytë mes palëve më 1 shkurt të vitit 2011, e cila zgjati deri në muajin tetor të këtij viti.
Përpara nënshkrimit të marrëveshjes, shtetasi Andi B., kunati i Kastriot Ismailajt, më 7 maj të vitit 2010, ora 10:16, i ka dërguar një e-mail Josef Hejsek me titull “Attached files from Mr. Kastriot Ismailaj”.
E-maili ka këtë përmbajtje:
“I nderuar z. Josef. Po dërgoj këtë e-mail në emër të z. Kastriot Ismailaj. Bashkëngjitur këtij email ndodhen disa dokumente. Ju uroj një ditë të mbarë. Gjithë të mirat. Andi”.
Sipas prokurorisë, në këtë e-mail janë paraqitur të dhëna të rreme për kompaninë “DIA”, e cila konsiderohej si degë e një kompanie të rëndësishme me seli në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte kryer punë të ngjashme në vlerën e 2.5 miliardë dollarëve. Pas nënshkrimit fillestar të marrëveshjes, ajo duhet të kalonte në Bordin e kompanisë CEZ, e cila më datë 25 nëntor 2010 ka vendosur të mos e miratojë, pasi nuk përmbante anekset e nevojshme.
“Pavarёsisht mosmiratimit tё marrёveshjes nё tё njёjtёn datё, më 25. 11. 2010 shoqёria DIA ka lëshuar dy fatura nё vlerёn afërsisht 1.000.000 euro, dhe mё pas faturёn me  vlerën 500 000 euro, fatura tё cilat janё paguar nё llogaritё e shoqёrisё”, thotë prokuroria.
Kjo pagesё pёr shoqёrinё DIA ёshtё justifikuar nga shtetasi Josef Hejsek pёr identifikimin  e debitorëve që pretendohet se ka kryer DIA, ose mё saktё pёr tё ashtuquajturin  “Debtor Identification Report”.
Shtetasi Josef Hejsek, pёr tё justifikuar pagesёn prej 1.5 milion eurosh tё bёrё pёr shoqёrinё DIA, ka kërkuar disa herë nga DIA që të kryente procesin e identifikimit të debitorëve me qëllim pastrimin e sistemit të saj nga të dhënat e pasakta.
Kёshtu, nё email-in e datës 13 dhjetor 2010, ora 9:40, me objekt “Dia Invoices-cleaning the costumer’s database” të Josef Hejsek drejtuar Kastriot Ismailaj (për dijeni edhe Jan Ivan dhe Jaroslav Macek), Z. Hejsek shprehet:
“I nderuar Kastriot. Për periudhën e parë 3-mujore të bashkëpunimit ndërmjet CEZ, Periudha e Identifikimit të Debitorëve na nevojiten edhe raportet për të mbështetur faturat e lëshuara së fundmi. Identifikimi ka impakt në pastrimin e databazës së klientëve të CEZ-Shpërndarje dhe për të raportuar të CEZ a.s në lidhje me rezultatet e këtij viti. Ne presim që marrim listën e konsumatorëve referuar ekzistencës/mos ekzistencës fizike, rreth ekzistencës ose jo të borxhit, nga kjo pikëpamje mund të nxjerrim konkluzionet fillestare”.
Mё pas nё e-mailin e datës 18 janar 2011, ora 12:53 PM të Z. Jan Ivan drejtuar Elvis Mataj (për dijeni Josef Hejsek dhe Kastriot Ismailaj), Z. Ivan shprehet se:
“I nderuar Elvis. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në 1 Shtator 2010 ndërmjet DIA dhe shoqërisë tonë, ju ishit të detyruar të kryenit pastrimin e databazës për debitorët e këqinj që ne ju transferuam brenda 3 muajve. Ky shërbim i kërkuar u është paguar juve plotësisht në Dhjetor 2010, por për fat të keq ne nuk kemi marrë asnjë raport nga ju ku të konfirmoni finalizimin dhe rezultatin e këtij procesi. Për këtë arsye ne ju kërkojmë të dërgoni këtë javë raportin final të procesit për pastrimin e bazës të të dhënave”.
Edhe pse ishte bërë pagesa për punë që nuk ishte kryer, Këshilli Mbikëqyrës i CEZ që nuk miratoi marrëveshjen, i kërkoi Hejsek të dhëna mbi kompaninë e Ismailjat. Bëhej fjalë për të dhëna shtese mbi pronarët e shoqërisë, cili është pozicioni financiar i DIA, cilat janë referencat për këtë kompani apo eksperienca në lidhje me raste të ngjashme me mbledhjen e debive etj.
Për të bërë të mundur përmbushjen e detyrave të dhëna nga Këshilli Mbikëqyrës shtetasi Josef Hejsek i është drejtuar shtetasit Kastriot Ismailaj me email e datës 8 Dhjetor 2010, ora 12:35 PM, i cili përmbante tё njëjtat pyetje qё Josef Hejsek i ishin drejtuar paraprakisht nga Kёshilli Mbikëqyrёs. Pasi ka përgatitur informacionin e kërkuar në një dokument të formatit word, shtetasi Kastriot Ismailaj e ka dorëzuar dokumentin shtetasit Elvis Mataj, duke e urdhëruar këtë të fundit ta dërgojë në adresën zyrtare të shtetasit Josef Hejsek.
Por edhe këto të dhëna kanë rezultuar të pavërteta. Hetimet e prokurorisë kanë treguar se Ismailaj ka mashtruar kompaninë CEZ dhe për realizimin e këtij qëllimi ai është ndihmuar nga drejtori i CEZ Shqipëri, Josef Hejsek.
“Shtetasi nёn hetim, Kastriot Ismailaj duke përdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumente fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek kanë pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn 512 milion lekë duke shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ-Shpёrndarja” si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zotёruar 26 % tё aksioneve tё kёsaj shoqёrie”, thotë prokuroria.

Të dhënat e rreme të paraqitur në emër të DIA

Sipas hetimit të prokurorisë rezulton se me email e datës 10 dhjetor 2010, ora 7:45 AM, me titull “DIA feed-back for the questions”, z. Elvis Mataj ka dërguar informacionin në lidhje me DIA, i përgatitur nga Kastriot Ismailaj në adresën e Josef Hejsek. Ky informacion sipas akuzës rezulton të jetë tërësisht një mashtrim.
a) Kjo shoqëri ishte e vetmja në Shqipëri që ishte e specializuar në mbledhjen e borxhit dhe asnjë shoqëri në Shqipëri nuk e ushtron një aktivitet të tillë;
b) Debt International Adcvisory (Dega në Shqipëri), është partner dhe degë e shoqërisë Debt Advisory International LLC(DAI);
c) Debt Advisory International LLC është një shoqëri ndërkombëtare me seli në Washington D.C., me një eksperiencë në shumë fusha, e cila menaxhon portofole debie jashtëzakonisht të mëdha në të gjithë botën;
d) Aksionerët e DIA pretendohej se kishin investuar në atë vit një shumë prej 2.5 miliard dollar në ekonomitë e vendeve në zhvillim;
e) Shoqëria DIA pretendonte se kishte në Shqipëri kontrata për mbledhjen e debive me disa shoqëri private (Albanian Electricity), institucione publike (Bashkia Shkodër dhe Lezhë), banka të ndryshme, etj.
f) Kjo shoqëri është kontrolluar nga Banka e Shqipërisë dhe nga Ministria e Financave dhe ka rezultuar se është e pastër në terma ligjorë dhe financiarë.

(Nga Leonard Bakillari)

Previous Post

FOTO LAJM/ Mirëmëngjesi nga plantacionet me kanabis në Smokthinë

Next Post

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri viziton dhe takon në zyrën e tij kryeparlamentarin Ilir Meta

admin

admin

Next Post
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri viziton dhe takon në zyrën e tij kryeparlamentarin Ilir Meta

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri viziton dhe takon në zyrën e tij kryeparlamentarin Ilir Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.