Lorik Cana është dëmtuar sot gjatë një ndeshjeje në kampionatin francez, duke detyruar trainerin e tij ta zëvëndësojë atë menjëherë. Në prag të ndeshjes së shumë pritur me Serbinë, ku është një lajm i keq pasi Kombëtarja Shqiptare mund të futet në lojë pa kapitenin e saj.
Qendërmbrojtësi ka mbetur i dëmtuar në ndeshjen që Nanta ka luajtur me Lillen, në minutën e 50’ është ndëshkuar me kartonin e verdhë dhe 7 minuta më vonë është detyruar të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi në kavilje.
Stafi mjekësor i klubit ende nuk ka dhënë një njoftim për shkallën e dëmtimit të Canës.











