Një vrasje brenda familjes a ndodhur në një fshat të rrethit të Dibrës, ka qenë gruaja që ka qëlluar me vakej me sëpatë, bashkëshortin e saj.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në Kalanë e Dodës.
Për motive ende të pazbardhura, bashkëshortja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ka goditur me sëpatë bashkëshortin e saj, Kadri Visha. Goditja ka qenë fatale, duke i marrë jetën, Vishës, i cili ishte edhe administratori i Kalasë së Dodës.
Polica e cila shkoi në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimin, për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të këtij krimi, ndërsa ka shoqëruar autoren e dyshuar të vrasjes.












