Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka propozuar sot gjatë një diksutimi në European Policy Center, ne Bruksel përfshirjen e Parlamenteve në Procesin e Berlinit
Gjatë diskutimit të saj në Konferencën me temë ” Zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perendimor, roli i vendeve anetare”, ajo tha se procesi i anetaresimit ne BE eshte i veshtire, por me te veshtire e bejne retorikat tona politike boshe si dhe mungesa e nje gjuhe te drejtperdrejte per progresin ose jo te detyrimeve tona ne proces.
“Me vjen mire qe propozimi im per perfshirjen e Parlamenteve ne Procesin e Berlinit u mbeshtet nga te gjithe pjesmarresit sot si dhe gjate takimeve te djeshme. Kjo inisiative do te zyrtarizohet si propozim i perbashket i parlamenteve te rajonit ne takimin qe do mbahet ne fund Tetor ne Tirane”, shkruan Bregu.
Procesi i Berlinit që filloi vitin e kaluar me takimin ekryeministrave të rajonit në Berlin dhe vijoi këtë vit në Vjenë me të njëjtën axhendë është i afishuar si një axhendë qeverish më tepër se sa axhendë institucionesh.
Propozimi i Bregut i jep më tepër frymëmarrje këtij procesi dhe fton më shumë aktorë në furnizimin e tij me kontribute.












