Foto Ilustruese
Qyteti i Vlorës, pavarësisht investimeve prej rreth 28 milionë miliona euro për ndërrimin e rrjetit të Ujësjellësit, sërish ka probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Sipas përfaqësuesve të këtij institucioni, mungesat në furnizimin me ujë, janë pasojë e ngatërrimit të tubacioneve të reja me të vjetra, duke sjellë humbje të mëdha në rrjet.
Në shumë zona të qytetit paraqiten defekte, ndërsa mungesat e ujit janë të vazhdueshme.
Sipas drejtoreshës së Ujësjellës kanalizimeve Vlorë Varvara Gjika, ky problem vjen edhe si shkak i bashkëjetesës së dy ujësjellësve, pasi ndërrimi total i tubacioneve mbahet peng nga investimi në shtrimin e linjave terciale.












