Rreth 20 persona, mes tyre edhe fëmijë kërcënojnë se do të digjen me benzinë sepse kanë disa muaj pa energji elektrike. Ngjarja po ndodh tek ish-konviktet e Institutit Bujqësor në Tiranë.
Ndërsa shumica e personave që kërcënojnë se do digjen me benzinë janë fëmijë, poshtë konvikteve po zhvillohet një protestë e banorëve të cilët thonë se kanë 8 muaj pa drita, rreth 400 familje.
Sipas tyre, ata ia paguajnë ndërmarrjes së konvikteve energjinë dhe jo direkt OSHEE-së.
“Jemi të gatshëm të paguajmë energjinë siç e kemi paguar edhe më parë, por s’kemi gjetur mbështetje”, thanë ata.












