• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Shqiptarët po vuajnë ende nga pasojat e komunizmit

admin by admin
27 September, 2015
in Kronika
0
INTERVISTA/ Shqiptarët po vuajnë ende nga pasojat e komunizmit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Lori Amy, pedagoge në Universitetin e Georgias, është duke shkruar një libër të ri mbi Shqipërinë, kujtimet traumatike dhe identitetin nën regjimin komunist dhe gjatë tranzicionit.
Për librin e saj ajo po mbledh gjithë historitë që i treguar shqiptarët mbi komunizmin dhe tranzicionin, në mënyrë, që siç thotë, bota ta kuptojë se sa shumë kanë vuajtur ata.
“Për 50 vjet në regjimin komunist, afro gjysmë shekulli izolim, dhe e shtypur brutalisht, Shqipëria pësoi vuajtje të mëdha. Shqiptarët po vuajnë ende nga pasojat e komunizmit, por gjysma e popullatës nën 30 vjeç po vuajnë përsëri gjatë tranzicionit”, thotë ajo.
Kjo është, sipas saj, një tjetër përvojë traumatike, ndonëse varfëria e thellë tani ndryshon shumë nga varfëria e regjimit komunist.
“Në atë kohë ishin të gjithë të varfër. Ndërsa tani pak njerëz kanë pasuri të përqëndruar fort në duart e tyre, ndërsa pjesa tjetër e popullit po varfërohet vazhdimisht. Diktatura shkatërroi besimin dhe çdo mundësi për besim”, thotë zonja Amy.
Një tjetër pasojë traumatike që regjimi ia përcolli tranzicionit është se tani njerëzit nuk kanë më besim që mund të arrijnë diçka me përpjekje, sepse besimi i tyre u tradhtua dhe u shkatërrua, por në 25 vjetët e fundit pak njerëz flasin për vlerat dhe shumica flasin vetëm mbi përfitimet, thotë dr. Lori Amy.
“Ekziston një boshllëk i madh midis përvojave dhe kujtimeve ndërmjet brezave të vjetër, të mesëm dhe të rinj. Kanë ndodhur shumë ngjarje të dhunshme, që nuk po përcillen si informacion nga një brez në tjetrin dhe zhvillimet e vërteta po harrohen pa u ndriçuar plotësisht”, shtoi ajo.
Sipas saj, është e kotë frika se gjoja hapja e dosjeve do të shkaktojë tension te njerëzit që do të mësojnë kush i spiunoi, dhe ata mund të zemërohen dhe të kundërveprojnë.
Në vitin 2010 dr. Amy intervistoi shumë të burgosur politikë në Shqipëri dhe mblodhi shumë histori.
Prej tyre doli se këtu të gjithë viktimat i njohin gjyqtarët që i dënuan, prokurorët dhe dëshmitarët.
Ajo mendon se koha kur ata mund të sulmonin persekutorët e tyre ka kaluar, ndërsa nëpër dosjet e Sigurimit të Shtetit janë pa u zbuluar informatorët e niveleve të ulëta, në atë pjesë materialesh që kanë mbetur, sepse shumë prej tyre janë shkatërruar.
“Kur të nisë leximi i atyre të dhënave, unë pyes a kemi mundësi të ndalim një çast dhe të interesohemi jo se çfarë ka ndodhur, por pse dhe si ndodhi që pati aq shumë informatorë. Nëse ne do të studiojmë si ndodhi, atëherë ne do të zbulojmë strukturën e terrorit”, thotë dr. Ami.
Ajo mendon se çdokush në atë sistem ishte, në një mënyrë a në një tjetër, viktimë e dhunës së asaj strukture. Njerëz të ndryshëm e pësuan atë dhunë në mënyra të ndryshme.
Sipas saj, nëse njerëzit merren me pjesët e vogla të secilës ngjarjeje, atëherë do të humbin pamjen e plotë që duan të zbulojnë. Pastaj edhe lustrimi është çështje me rëndësi.
“Publiku e di mirë se kush ishte në zyrat e larta të regjimit komunist dhe më vonë gjatë 25 vjetëve tranzicion. Ata kishin në dorë gjithë dokumentet sekrete për veten e tyre dhe i shkatërruan ato. Ata nuk mund të linin pas dokumente që njollosnin figurën e tyre. Kjo nuk është një çështje që zbulohet nga dosjet”, thotë ajo, duke shtuar se njerëz të regjimit komunist nuk duhet të mbajnë poste shtetërore në sistemin e ri, por kjo është një detyrë e vështirë.
Dr. Amy është gjithnjë pro që dosjet të hapen për arsye studimore, për të parë historinë e vendit, sepse qytetarët nën 30 vjeç nuk e dinë as nga vijnë. Hapja e dosjeve duhet të jetë një proces analizash kritike pse ndodhi ajo dukuri.
“Nëse mendojmë se hapja e dosjeve do të sjellë drejtësinë, – thotë studiuesja – ne mund të tradhtohemi përsëri, ne mund të zhgënjehemi përsëri. Drejtësia nuk do të vijë për shkak të hapjes së dosjeve. Drejtësia do të vijë kur secili prej nesh të përballet me të vërtetën për çfarë ka ndodhur në të kaluarën”.
Sipas saj, hapja e dosjeve është vetëm një përmasë e përballjes me të vërtetën, por hapja e dosjeve ka rrezik të keqpërdoret për konsum dhe për pushtet, si ka ndodhur për 25 vjet.
“Pyetja nuk është a duhen hapur dosjet, por si duhen hapur ato. Nuk është aq e thjeshtë; hyn aty, marr dosjen, e hap dhe e lexon çfarë ka brenda. Dokumentet duhen sistemuar, skeduar, arkivuar, dixhituar dhe ndarë në mënyra shkencore; këto procese nuk janë aspak të lehta”, tha dr. Amy.
Ajo mendon që hapja e dosjeve do të thotë analizë e tyre, çfarë, si dhe pse ndodhi. Sipas saj, kjo analizë është themelore, sepse shumë nga funksionet e atij regjimi vazhdojnë të zbatohen edhe tani.
“Kur të kuptojmë se çfarë ndodhi nën atë regjim, ne mund të përdorim analizën për të parë se si dhe pse strukturat e totalitarizmit vazhdojnë edhe sot. Përfitimi i vërtetë është se si të përfshihemi në mënyrë të frytshme në procesin e hapjeve e dosjeve” – thotë ajo.
Dr. Amy thotë se kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë gjeti një vend kaq të pasur me histori, arkeologji dhe minerale, por që kishte një popull aq të varfër.
Libri i saj shpjegon se si kaloi Shqipëria nga Lufta e Ftohtë, nga e cila Shqipëria ende ka pasoja, në kohën e re.
Studimi përpiqet të shpjegojë se si mbërritën shqiptarët deri këtu, a munden ta ndryshojmë këtë trajektore dhe si mund të jetojnë më mirë në këto rrethana.
Dr. Amy thotë se ky libër u drejtohet brezave të rinj në Shqipëri, që ata të mësojnë dhe të kuptojnë çfarë ka ndodhur në vendin e tyre, sepse vetëm kështu ata mund të përfytyrojnë të ardhmen e tyre.

 

Previous Post

Jo Filadelfia, por Fieradelfia

Next Post

EMRAT/ “Passati 1” prangose te Kthesa e Kamzës 7 persona me 5 kg kanabis

admin

admin

Next Post
EMRAT/ “Passati 1” prangose te Kthesa e Kamzës 7 persona me 5 kg kanabis

EMRAT/ “Passati 1” prangose te Kthesa e Kamzës 7 persona me 5 kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.