Punimet për ndërtimin e shtëpisë së Hashim Thacit kanë nisur në vitin 2008, menjëherë pas largimit të tij nga shtëpia në lagjen “Arbëria”, për shkak të incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasje.
Gazeta “Zëri” ka bërë disa foto ku shihet shtëpia e papërfunduar dhe e rrethuar nga bari. Toka e kreut të PDK-së ka gjithsej 15.75 ari dhe kap vlerën prej 157 mijë eurosh. Kurse shtëpia në ndërtim 700 metra katrorë i kushtoi mbi 200 mijë euro.

Por megjithatë Thaci ka depozituar një bilanc për shtëpinë e tij dhe mund të shohin të gjithë qytetarët e Kosovës, ndërsa për shtëpinë e Ramës në Surrel nuk kemi parë ndonjë pasqyrë financiare.











