Një aksident tragjik ndodhi sonte në Fier ku një vajzë 3 vjec, ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një makinë.
Aksidenti ndodhi pranë banesës së vajzës së vogël në lagjen Drizë. Mësohet se vogëlushja u përplas nga pakujdesia nga një i afërm i saj.
3 vjecarja ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, duke mos arritur të përballojë plagët e marra.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit.











