Ashtu si opozita edhe Ilir Meta ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për CEZ. Kryetari i parlamentit dhe një ndër njerëzit më të akuzuar për përfshirje në skandalin me miliona euro tha se SHBA duhet të ndihmojë në zbardhjen e kësaj cështjeje. Meta vizitoi sot komunitetin mysliman shqiptar dhe ne dalje deklaroi per gazetaret ne lidhje me akuzta qe vijojne te kene ne qender kryetarin e Parlamentit.
Sipas tij kur në Shqipëri ka akuza për politikanë atëherë ato duhet të hetohen nga prokurorë amerikanë. Ai bile propozoi që të krijohet juridiksion i vecantë për këtë cështje.
Ndërkaq i pyetur nga gazetarët lidhur me ligjin për dekriminalizimin ai u shpreh se nuk do të ketë iniciativa të njëanshme dhe se rekomandimet komisionit të Venecias për këtë ceshtje do të zbatohen tërësisht.
Sonte pritet publikimi i një video e cila besohet se do të përfshijë edhe më shuam segmente të qeverisë në këtë histori abuzimi dhe korrupsioni.











