Edhe kësaj here të paktën 310 persona kanë humbur jetën dhe 450 të tjerë janë plagosur gjatë pelegrinazhit të besimtarëve myslimanë në Mekë me rastin e Kurban Bajramit.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve. Pavarësisht masave të mëdha të sigurisë dhe shërbimeve që sigurojnë lehtësi në kryerjen e haxhit, sërish nuk mund të shmangen deri në fund aksidente të kësaj natyre.
Kjo është një ngjarje që përsëritet pothuajse çdo vit në Mekë, ku dhjetëra njerëz përfundojnë duke shtypur njëri-tjetrin për t’u bërë pjesë e pelegrinazhit.











