Nuk kam detyrim per te pasqyruar ne deklaraten e pasurise, noterizimin e shitjes se makines. Kete shpjegim i dha gazetareve, Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, ne pergjigje te akuzave se ky dokument nuk ekziston dhe se shitja e “Audit” te tij, me targa AA 003 GB, u be ne te zeze.
Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri i tha gazetareve se aktin noterial te shitjes se makines se tij Audi me targa AA 003 GB nuk ishte i detyruar ta depozitonte ne deklaraten e pasurise. Tahiri tha se nje dokument i tille depozitohet, vetem nese e kerkon ILDKP.
Ne nje prononcim te tij ne emisionin “Opinion”, Tahiri pranoi se makina u shit, por parate nuk kaluan ne banke, sepse ne kete rast, permbarimi do t’ia sekuestronte menjehere ato para.
Makina me te cilen levizte Saimir Tahiri, u permend nga ish shefi i Antidroges ne Policine e Fierit, Dritan Zagani. Sipas tij ajo perdorej nga kusherinjte e ministrit, qe ishin edhe te dyshuar per trafik droge.
Nje dite me pare, Partia Demokratike publikoi siguracionin e “Audit” me targa AA003 GB. Ne vitin 2015 sigurimi i mjetit ishte paguar perseri nga Saimir Tahiri. abcnews











