Këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka mohuar të ketë njohje me një person nga Shkodra që është në kërkim ndërkombëtar për një seri krimesh.
Sipas Ndocit nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë zhvilluar bisedë me këtë person për shkak se Ndoci njihet si këngëtar dhe flet me shumë njerëz që nuk i njeh. Numri korrespodon edhe me të dhënat e publikuara nga Ndoci në faqen e internetit. Personi që po hetohet nga prokurorët holandezë quhet Fatlum Kadija alias Olti Kadija nga Shkodra, por banues në Tiranë,shkruan sot shqiptarja.com.
Gjithmonë sipas materialit hetimor të mbërritur nga Hollanda në Shqipëri, Fatlum Kadija rezulton i dënuar në Shqipëri për një vrasje të kryer në 2002, ndërkohë në Itali është dënuar për “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”, “Trafik droge” dhe “Pjesëmarrje në organizata kriminale”. Dënimi italian me 5 vjet e 6 muaj burg është njohur në vitin 2007 nga gjykata e Tiranës.
Fatlum Kadija alias Olsi Kadija njihet për akuzën shqiptare edhe si eksponent i një organizate kriminale që përbëhej nga shtetasit Artur Doko, Gëzim Komini, Albert Kurti, Genci Lamaj, Bledi Molla dhe Tarzan Mullaj, etj. Në vitin 2000 ai i ka shpëtuar një atentati me kallashnikov ku mbi makinën ku udhëtonte Kadija, e dashura e tij Brunilda Neziri dhe shoku i tij Gentian Selhani janë qëlluar plot 17 plumba. Në këtë atentat Kadija dhe Selhani kanë shpëtuar duke u larguar nga automjeti ndërkohë që ka mbetur e vrarë ne vend e dashura e tij, me të cilën ai bashkëjetonte në Itali. Atentati është bërë nga Gëzim Cali, pas kësaj në 2002 ai ka kryer një vrasje në Shkodër për të cilën është dënuar me disa vite burg.











