Detaje të reja zbardhen për konfliktin me armë në qendër të Mamurrasit paraditen e sotme.
Nga hetimet paraprake mësohet se konflikti ka përfshirë dy kushërinjtë Erik dhe Dorian Mamli.
Për motivet e këtij konflikti mësohet se ka qenë trafiku i dyshuar prej tyre i prostitucionit në Itali, ku ata kanë qenë bashkëpunëtorë.
Mësohet se konflikti ka nisur një ditë më parë, me një përplasje fizike mes dy kushërinjve. Ky konflikt ka vazhduar edhe sot, ku pas përplasjes fizike, dy kushërinjtë kanë marrë armët.
Ka qenë Dorian Mamli, i cili fillimisht ka qëlluar në drejtim të automjetit të Erik Mamlit. Pas kësaj, nga shkëmbimi i zjarrit janë regjistruar edhe viktimat, një i vdekur dhe katër të plagosur, midis të cilëve edhe kalimtarë të rastit.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
UPDATE – EMRAT/ Mamurras, lufta me armë, një i vrarë dhe katër të plagosur
/web/UPDATE_EMRAT_Mamurras_lufta_me_arme_nje_i_vrare_dhe_kater_te_plagosur_7518_1.php











