Gazeta prestigjoze Holandezë “Algemeen Dagblad” shkruan për rrezikun e bandave shqiptare për kampet gjermane të azilit sipas së cilës krerët e ketyre bandave, po tentojnë t’i kthejnë kampet në qendra prostitucioni.
Sipas të përditshmes holandeze, disa prej grave dhe vajzave në kampe janë përdhunuar nga azilkërkuesit e të tjera kanë pohuar se janë detyruar të prostituohen.
Disa prej femrave qe qendrojne ne keto kampe, nëpërmjet një letre drejtuar policisë gjermane janë shprehur se kanë të kufizuar çdo lëvizje, në tentative për të shmangur çdo rrezik të kësaj natyre brenda kampit.
Sipas gazetarit Ëierd Duk, në qendër të këtyre akteve skandaloze janë bandat shqiptare, që mbeten në një luftë të vazhdueshme dominance, me bandat afrikane të Eritrese e Somalisë.
Gazetari holandez Duk, shpjegon se letra ishte konfidenciale, adresuar qeverisë gjermane, por ajo u zbulua nga disa neo-naziste, të cilët nuk vonuan ta publikonin në ëebsitin kundër emigracionit masiv në Gjermani.












