Policia ka arrestuar sot nje pjesëtar të saj të policisë rrugore me akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv.
Në pranga ka rënë inspektor Mehmet Zeqo, me detyrë patrullë e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë rrugore Tiranë.
Po ashtu është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit, Fatmir Cani.
Në orët e pasdites Fatmir Cani në këmbim të mosndëshkimit me gjobë për xhama të zinj i dhënë 10 lekë të vjetra policit rrugor.
Pikërisht në këtë moment është bërë kapja e tyre në flagrancë.











