Kimistja e drogës së Fushë-Krujës, Valentina Tufina e njohur si “Tezja” është dërguar si e pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Prokurori Anton Martini, ka mbyllur hetimet në fillim të muajit shtator dhe ka dërguar në gjyq kimisten që përcaktonte cilësinë e kokainës, që blihej nga Gëzim Çelaj.
“Tezja” shërbente si laborante e grupit të kokainës që drejtohej nga baroni i drogës, Gëzim Çelaj. Aktualisht, ajo ndodhet në burg në Kosovë.
Pritet që sot të zhvillohet seanca kundër saj, ndërkohë pala shqiptare i është drejtuar me një kërkesë palës kosovare, duke kërkuar ekstradimin e Tufinës në Shqipëri.











