Foto Ilustruese
Dy ushtarë kanë mbetur të plagosur teksa po pastronin një depo armësh në Poliçan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në një repart ushtarak në Vërtop. Dy ushtarët të cilët kanë marrë dëmtime në krah janë dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit për të marrë trajtimin mjekësor.
Fatmirësisht, ushtarët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, mësohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.











