Partia Demokratike paraqiti sot në publik propozimet e saj për reformat në drejtësi. Janë 300 rekomandime për institucionet e drejtësisë dhe 60 rekomandime për Ndryshimet Kushtetuese.
Ajo cfare bie ne sy, ne te gjitha propozimet dominon mekanizmi zhbllokues brenda institucioneve me qellim qe te dobesohet vendimarrja e mazhorances si e vetme, por edhe mos te bllokohet procesi.
Ish-ministri i Drejtësisë, Enkeleid Alibeaj tha se PD rekomandon:
Të mos ndryshojë formula e përzgjedhjes së Presidentit të Republikës;
Të saktësohen kompetencat dhe procedurat për emërimet dhe shkarkimet në sistemin e drejtësisë.
Lidhur me Gjykatën Kushtetuese, ndër tjera kërkohet që gjyqtarët të mos jenë përfshirë në krimet e komunizmit. Ndërsa lidhur me përgjegjësinë disiplinore dhe shkarkimin , rol përcaktues do të ketë vetë Gjykata
Për Gjykatën e Lartë propozohet që ajo të në gjykatë karriere, jashtë influencave politike, brenda hierarkisë së Sistemit Gjyqësor
Përzgjedhja e gjyqtarëve të lartë të bëhet ekskluzivisht nga brenda sistemit (gjyqtarë apo ata me status të gjyqtarit) dhe jo gjyqtarë të përfshirë në krimet e komunizmit.
Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë disa nga propozimet janë:
Mazhoranca substanciale të jetë nga gjyqtarët e zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare sipas niveleve të gjyqësorit;
Anëtarët jo-gjyqtarë të zgjidhen nga Kuvendi me 2/3 e votave (ose me pjesëmarrje substanciale të opozitës dhe mekanizëm zhbllokues)
Anëtarët e KLD-së, me përjashtim të atyre ex-officio, të jenë me kohë të plotë;
Nuk ka ndalim për Presidentin të jetë në KLD
Ministri i Drejtësisë nuk duhet të jetë anëtar i KLD
Të hiqet kompetenca ekskluzive e MD për procedimin disiplinor të gjyqtarëve, kjo kompetencë të shpërndahet tek disa institucione
Propozimet e PD për Prokurorin e Përgjithshëm janë:
PP të emërohet me proces ndërveprues të Këshillit të Prokurorisë, Presidentit të Republikës dhe Kuvendit
Presidenti i Republikës të zgjedhë një numër kandidatësh, duke respektuar kuotat gjinore
Kuvendi të përzgjedhë nëpërmjet shumicës së cilësuar prej 2/3 ose formulave që garantojnë pjesëmarrje substaciale të opozitës, me mekanizëm zhbllokues
PP nuk duhet të kontrollojë drejtëpërdrejt prokurorin e nivelit më të fundmë.
Ekskluziviteti i ndjekjes penale t’i përkasë vetëm prokurorisë.
Disa propozime të tjera u paraqitën nga Ivi Kaso për masat antikorrupsion, Gazmend Bardhi për shërbimet ligjore dhe profesionet e lira dhe Fabian Topollaj për edukimin ligjor dhe arsimin juridik.
Drejtuesi i grupit të reformës në PD, Eduard Halimi tha se këto propozime do të diskutohen gjerësisht dhe sh[presojmë që në fund të procesit të kemi një draft për reformën në drejtësi.












