Foto nga protesta qe po zhvillohet para bunkerit te Ministria e Brendshme (nga Indrit Hoxha)
Disa qindra protestues u përplasën më forcat të policisë ndërsa po vijonin demonstrimin e tyre në oborrin e Ministrisë së Brendshme pranë bunkerit në ndërtim e sipër.
Një grup të persekutuarish dhe disa organizatave të shoqërisë civile që lidhen me të drejtat e njeriut dhe konsumatorit hodhën parulla kundër ndërtimit të bunkerit dhe qeverisë e cila sipas tyre po rikthen simbolet e komunizmit.

Në protestë u panë edhe disa zyrtarë të lartë të opozitës mes të cilëve deputetë të PD, Edi Paloka, Eduard Halimi, Jorida Tabaku etj.

Kjo është protesta e dytë në rradhë para bunkerit të ministrisë së Brendshme por sonte shihet një numër më i madh pjesëmarrësish.













