Në Kavajë, më shumë se 50 tregtarë protestuan sot kundër masave të luftës ndaj evazionit fiskal.
Me të ardhurat e tyre ata thonë se nuk janë në gjendje të paguajnë as kasën fiskale.
Protesta e Kavajës u bë në të njëjtën kohë që tregtarët e Elbasanit po protestonin.
Kanë qenë tregtarët e fruta-perimeve ata që protestuan sot para Drejtorisë së Tatimeve në Elbasan. Ata kundërshtojnë vendosjen e kasave fiskale dhe të taksave si biznes i vogël, pasi sipas tyre nuk mund të përballojnë për shkak të xhiros së vogël ditore. Ata kërkojnë të mbeten biznese ambulatorë, ndryshe do të vathojnë të protestojnë.
Këto dy protesta erdhën pasi dy ditë më parë shumë tregtarë u ngritën në Shkodër dhe i kërkuan qeverisë të rishikojë masat e marra për biznesin e vogël.












