Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në drejtorinë e Policisë së Fierit, finalizon Operacionin, “Tranzit -1”, ku si rezultat i tij ,u bë i mundur ndalimi për “Shpërdorim detyre” i Klevin Lamaj, 36 vjeç,me detyrë Doganier në Doganën Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi nëpërmjet veprimeve abuzive, ky punonjës kishte favorizuar shtetasin S. S., duke i shmangur detyrimet doganore që duhet të kryente ky shtetas.
Gjithashtu për shtetasin S. S., filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Kontrabande me mallra të tjerë”.












