Seksioni për Korrupsionin në Drejtorin e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorin e Task Forcës, në Prokurorinë e Tiranës, kanë finalizuar me sukses operacioni “Tatimet”, ku është bërë e mundur arrestimi në flagranc i 4 zyrtarëve të drejtorisë së Tatimeve në Tiranë:
1-Gjovalin Cacja, 33 vjec, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë,
Me detyrën e inspektorit Tatimor, Drejtoria Tatimore Tiranë.
2-Gerta Marku, 27 vjec, lindur dhe banues në Tiranë
Me detyrën e inspektorit Tatimor, Drejtoria Tatimore Tiranë.
3-Kliton Shtku, 32 vjec, lindur dhe banues në Tiranë
Me detyrën e inspektorit Terreni Tatimor, për taksat vendore të Bashkisë Tiranë.
4-Saimir Sulaj, 31 vjec, lindur në Fushkrujë dhe banues ne Tiranë
Me detyrën e inspektorit Tatimor, Drejtoria Tatimore Tiranë.
Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij proçedimi penal, ka rezultuar se këta inspektorë tatimor, me mosveprime e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë lejuar funksionimin dhe ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme biznesi në rrugën Naim Frashëri, në qytetin e Tiranës pa përmbushur detyrimet ligjore për rregjistrimin e biznesit si dhe pagimin e taksave në Bashkin e Tiranës.
Ndërkaq, Policia e Tiranës njofton arrestimin e tre inspektorëve rrugorë për shkak të përfitimeve që kanë marrë nga drejtues të ndryshëm të automjeteve, kryesisht ato të tonazhit të rëndë.
Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kane kërkuar dhe kanë marrë përfitime të paligjshme nga drejtues të ndryshëm automjetesh të tonazhit të rëndë, në këmbim të mos vendosjes së gjobave, shuma të cilat vardojnë nga 1.000 lekë deri në 50 Euro për një rast”,-njofton Policia e Tiranës.
Emrat:
1-Arlind Shtëpani, 23 vjec, lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrën e inspektorit rrugor pranë Drejtorisë të Transportit Rrugor Tiranë.
2-Leonard Dedej, 31 vjec, lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrën e inspektorit rrugor pranë Drejtorisë të Transportit Rrugor Tiranë.
3- Saimir Latifi, 29 vjec, lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrën e inspektorit rrugor pranë Drejtorisë të Transportit Rrugor Tiranë.












